Enver Robelli, publicist nga Kosova ,ka bërë një deklaratë shumë të guximshem mbrëmjen e sotme, teksa fliste lidhur me aktakuzën e bërë nga prokuroria speciale ndaj presidnetit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, për krime kundër njerëzimit.
Robelli tha në emisionin “Open” në gjatë ditëve të fundit në Kosovë janë vrárë shumë njerëz dhe arsyet nuk dihen sipas tij.
Robelli shtoi se në fund të dhjetorit në Prishtinë është vrárë një person, për të cilin më vonë familja ka thënë se kishte marrë ftesë për të dëshmuar në Hagë.
“Në ditët e fundit në Kosovë janë vrárë njerëz. Arsyet nuk dihen. Pas tre ditësh ngjarja harrohet. Në fund të dhjetorit është vrárë një person afër Prishtinës, familja ka thënë se ishte thirrur nga Gjyakata e Hagës për të dëshmuar. Një ish-luftëttar i UÇK-së është gjetur i djegur brenda makinës në rajonin e Pejës. Policia hesht për këtë”, tha publicisti Enver Robelli.