Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 7 vjet e katër muaj burg Gentjan Durakun, i akuzuar për vjedhjen e 29 banesave të ndryshme në Gjermani.
Duraku akuzohet se vjedhjet i ka kryer nga viti 2015-2017, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj. Edhe dy bashkëpunëtorët e tij janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani.
Duraku u dënua me 11 vite burg, 10 për veprën penale ‘vjedhje me pasoja të rënda’ dhe 3 vite për pjesëmarrje në ‘grup të strukturuar kriminal’. Por vendimet janë shkrirë dhe në përfundim ai do të bëjë 7 vjet e katër muaj burg.