Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanajn si dhe me 10 muaj burg për moskallëzim krimi për mikun e Sinanajt, Thanas Thoma. Gazetarja e Fax News entela Duka raporton se Fuad Verzivolli, biznemeni ndaj të cilit u bë atentat në 6 maj të 2017, deklaroi në gjykatë se atentatin e financoi Florenc Çapja.
Në atë kohë 42-vjeç, Astrit Sinanaj është arrestuar në Vlorë në qershor të vitit të kaluar, pasi dyshohet se ka kryer një atentat me eksploziv në vitin 2017-të. Astrit Sinanaj ka vendosur eksploziv poshtë një makine në Elbasan. Gjithashtu Sinanaj ka vendosur tritol edhe në derën e një diskoje në këtë qytet.
Astrit Sinanaj vendosi poshtë makinës së biznesmenit 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s. Sinanaj është edhe mik i Julian Sinanaj, i dënuar si vrasës me pagesë.
Ndaj këtij të fundit i cili njihej si drejtuesi i “Bandës së Tritolit”, Gjykata e Krimeve të Rënda dha në Mars të 2017 vendimin për ta dënuar me 25 vite burgim
Banda e tritolit akuzohet për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit te Ardian Kollozi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)