Deputeti Adriatik Alimadhi i ftuar në studion e lajmeve në Fax News komentoi deklaratën e fundit të kreut të PD-së Lulzim Basha i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president, vetëm të pranojë heqjen e koalicioneve.
Alimadhi tha se ka bindjen që ata të dy janë bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë dhe nuk është çudi që pas zgjedhjeve të 2021 t’i shohin sërish bashkë, pasi kanë kapur sistemin.
“Unë kam thënë se këta të dy janë bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë, e kanë kapur gjithë sistemin politik në Shqipëri dhe nuk është çudi që pas zgjedhjeve të 2021 ti shohin sërish bashkë, njëri kryeministër dhe tjetri president.
Kjo është në të mirë të tyre, sepse kanë kapur të gjithë sistemin dhe në dëm të shqiptarëve. Partia
Socialiste është dakordësuar për hapjen e listave dhe këtu kam merakun e të djathtës shqiptare që është ndarë në disa segmente dhe kjo i intereson Ramës dhe do ta luajë këtë kartë deri në fund.
Unë mendoj se Basha dhe Rama në këtë pjesë janë bashkë, sepse kërkojnë të zhdukin partitë e vogla.
Mendoj që është një kohë tjetër kur shqiptarët janë mërzitur dhe besoj se do të ketë lëvizje të tjera politike që do të dominojnë në zgjedhjet e 2021.”- tha Alimadhi.
Sa i përket akuzave që bëri ndaj deputetit Myslim Murrizi se ka falsifikuar firmën në dokumentin që deputetët e opozitës kanë firmosur për ndryshimin e sistemit, Alimadhi tha se ka kërkuar mbledhje pasi firmat nuk përputheshin.
“Nuk e kam akuzuar Murrizin, kam kërkuar në mbledhjen e përbashkët, sepse në listë ka firma që nuk përputhen. Duke e parë listeën kam thënë që kjo nuk është lista e filan deputeti (Kostaq Papës) . Me vjen keq që Murrizi hyn në këtë proces. Z. Murrizi të ndjekë procedurat e tij dhe jo të bëhet pjesë të thirr deputetëve për firmën e tij nëse janë reale apo jo firmat.”- tha Alimadhi. (M.Q/Faxweb.al)