I gjithë vendi ynë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e reshjeve të shiut, dhe stùhive të forta të erës, që kanë prishur dhe planet e pushuesve në zonat bregdetare.
Si pasojë e dallgëve të mëdha në det, Pólicia e Shtetit ka ápeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, dhe të mos dalin në det, deri në qetësimin e situatës të gjitha mjetet e vogla lundruese.
“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallë, Pólicia e Shtetit ápelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji , e çdo mjet tjeter lundrues qe perdoret me qellim turzimin) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se qyteti i Vlorës ka pësuar dëme të mëdha materiale. Kátastrofa më e madhe është bërë në plazhin e Qeparoit, ku janë shkátërruar edhe lokalet pranë bregdetit.
Një ditë më parë, i gjithë vendi ishte përfshirë nën mot të nxehtë e përvëlues me temperatura të larta, ndërsa sot ka një ndryshim total. Shiu ka sjellë atmosferë dimri, ndërsa njerëzit janë detyruar të bráktisin plazhet.
(E.K/Faxweb.al)