Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kakavi, ku autoambulanca përplási për vdèkjè një fëmijë dhjetë vjeçar.
Rama bën me dije se qeveria ka vendosur të asistojë familjen e të míturit, ku sipas Ramës, i prèu rrugën autoambulancës në Kakavijë, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që hùmbi tragjíkísht jetën pasi i prèu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngùshëllimet tona më të ndjera. Engjèlli i vogël u dhëntë forcë.”- shkruan Rama.
Një ngjarje tragjike ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një ambulancë.
Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë, por që fatkeqësisht ambulanca e përplasi për vdekje.
Kjo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku fajtorët duhet kërkuar pikërisht te institucionet që kanë heshtur përgjatë këtyre katër ditëve, ku mijëra qytetarë shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit.
Por ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe.
(M.Q/Faxweb.al)