Negociatat e djeshme nuk i siguruan zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee të kishte me vete një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike, kur ai la pas Tiranën pas dy ditësh qëndrim.
Bisedimet që përshkuan gjithë ditën e djeshme nuk sollën një produkt përfundimtar në fund, megjithatë nuk mund të themi plotësisht se ato dështuan. Një dalje në orët e vona për mediat pritej nga Partia Demokratike, e cila më pas e anuloi.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi që të shtyn të mendosh nëse kryeministri Edi Rama do i lëshojë apo jo disa të diela, sa i përket datës së mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Deri dje, flitej se ai kërkonte që zgjedhjet të mbaheshin brenda korrikut, përkundër Bashës që këmbëngulte në zhvillimin e tyre në shtator. Por ende nuk ka një deklaratë nga asnjëra prej palëve që po tregohen të rezervuara.
Pvarësisht se gjatë daljeve të tij publike nga zona të ndryshme të vendit, ku ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor, mundet që kryeministri të lëshojë disa të diela teksa shtatorin e cilëson të papranueshëm.
(XH.A/SHUPLAKA)