02:39 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do shpërndahet Kuvendi? Zëdhënësi i presidentit zbulon lëvizjen që do të bëjë Meta sot

17:04 | 02/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me urgjencë, presidenca i përgjigjet Lleshajt: Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture!

Ku të gjithë presin një shpërndarje të Kuvendit nga ana e presidentit Meta, zëdhënësi i tij Tedi Blushi, shprehet se në manifestimin e sotëm do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe do të shpallet një betim.

Paraditen e sotme në Bulevard u zbrit dhe tavolina ku presidenti firmos dekretet e tij, ndërsa nuk dihet nëse ky i sotmi do të jetë ai për shpërndarjen e Kuvendit, që tashmë funksionon me vetëm 122 deputetë, nga 140 që e parashikon Kushtetuta.

Tedi Blushi:

Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM!
SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kryedemokrati Basha do t’i bashkohet manifestimit si një qytetar i thjeshtë, dhe nuk do të ketë një parakalim të tij nga selia e Partisë Demokratike.

Të njëjtën lëvizje duket se do të bëjë dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila do të zhvishet sot nga kostumi i politikanes, dhe do ti bashkohet tubimit si një nënë, bashkëshorte, dhe qytetare e lirë e vendit., ashtu siç është shprehur edhe vetë disa ditë më parë.

Ndërkohë që kryeministri Rama do ta ketë të zënë pasditen e sotme me anëtarët e kryesisë së PS-së me të cilët po diskuton lidhur me detyrat e lëna nga Kongresi i PS-së. Rama ka preferuar që të mos e komentojë gjatë tubimin e presidentit, duke e quajtur atë një ”Besëlikje”, dhe jo “Besëlidhje”, siç ka dashur ta quajë presidenca.

Për tubimin e thërritur nga presidenti Meta janë nisur dhjetra qytetarë dhe nga rrethet, ku nuk kanë munguar as përplasjet dhe kontrollet e shtuara me policinë.

Ndërkohë është mësuar se Ledio Bianku do të jetë personaliteti i parë që do të flasë në manifestimin e thirrur nga Meta, që po realizohet në mbrotje të kushtetutës, kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar presidenti mazhorancën.

Ledio Bianku është personalitet i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Komisionit të Venecias.

Tubimit të Metës pritet t’i bashkohen të gjithë eksponentët e opozitës, edhe pse në tubim nuk parashikohet që të ketë fjalime politike, pasi simbolet dominuese janë ato kuqezi.

Në podium përveç Metës pritet të ngjiten dhe patriotë shqiptarë, avokatë dhe njerëz të së drejtës, ndërkohë që mjaft personazhe publike kanë deklaruar publikisht pjesëmarrjen në këtë takim.

Në shesh është vendosur dhe tavolina ku presidenti firmos zakonisht dekretet e tij, por mbetet ende e paqartë se cila do të jetë lëvizja e Metës gjatë ditës së sotme.

Pak kohë më parë ai shprehej se qytetarëve duhej t’i rikthehej e drejta e Referendumit, por nuk dihet nëse do të ketë sot një iniciativë të tillë.

Rreth 1000 efektivë të FNSH-së, Policisë dhe gardës do të zbresin sot në terren për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë manifestimit, ndërkohë që vetë presidenca ka angazhuar rreth 3 mijë persona që do të vendosin në krah shiritët kuqezi dhe do të garantojnë që gjithçka të jetë paqësore.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: blushi metameta shperndarja e kuvenditzedhenesi i metes
Pas

Natyrale dhe pa pikë grimi, ja si duket Rudina Dembacaj

Para

“Vij nga Gjermania në mbrojtje të Kushtetutës”, ç’kërkojnë qytetarët nga presidenti: Pres shpërndarjen e Parlamentit

Para
“Vij nga Gjermania në mbrojtje të Kushtetutës”, ç’kërkojnë qytetarët nga presidenti: Pres shpërndarjen e Parlamentit

“Vij nga Gjermania në mbrojtje të Kushtetutës”, ç’kërkojnë qytetarët nga presidenti: Pres shpërndarjen e Parlamentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.