01:40 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do të aktivizohej në një sfidë kundër Kosovës? Granit Xhaka jep përgjigjen emocionuese

15:14 | 15/06/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Granit Xhaka futbollisti shqiptar më i paguar, kjo është vlera e ‘çmendur’

Dy yjet e futbollit, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, po i kalojnë këto ditë pushimesh në Prishtinë. Ato janë dy pika referuese të ndeshjes së bamirësisë, që do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00. Natyrisht, ata kanë qenë në fokus të mediave kosovare, kanë bërë vizitë te varri i legjendës së futbollit të këtij vendi, ish-presidentit Fadil Vokrri, kanë marrë çelësin e Prishtinës nga kryetari i kryeqytetit, kanë dalë në konferencë për shtyp dhe i janë përgjigjur interesimit të gazetarëve. Kujtojmë se ndeshja e bamirësisë në fjalë organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Granit Xhaka është pyetur si do ta përjetonte një përballje kundër Kosovës, si pjesë e kombëtares helvete, nëse shorti e përvijon diçka të tillë në të ardhmen. Mesfushori i Arsenalit ka dhënë këtë përgjigje: “Një ndeshje kundër Kosovës do të ishte tepër e veçantë, por si profesionist e kam për detyrë të luaj. Do të ishte e vështirë emocionalisht, pasi prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndihem shqiptar. Jam shumë i lidhur me Kosovën. Kam shumë shoqëri këtu, vij për pushime, kënaqem dhe më pas kthehem te klubi e kombëtarja. 

Pushimet e para, gjithmonë i bëj në Kosovë. Jam krenar me djemtë e Kosovës. Ata kanë shanse të mira për kualifikim në Europian. Shpresoj se mund t’i shoh e takoj atje. Për mua ka qenë shumë e vështirë të luaja edhe kundër Shqipërisë, kundër vëllait tim, Taulantit, por profesioni na e kërkon. Nëse më bie rasti të luaj edhe kundër Kosovës, do të jetë e njëjta gjë. Eshtë shumë e vështirë të jap një përgjigje se si do të ndihesha”. 

Etiketa: Granit Xhaka
Pas

‘Pse ke ardhur me xhinse të grisura në emisionin tim?’, Çani vë në siklet të ftuarin

Para

Ministri i Transporteve tregon pse u ndaluan autobuzët me pasagjerë në Morinë

Para
Bllokohen 8 autobusa në Morinë, pasagjerët 5 orë në doganë. Urdhëri u dha nga Ministria e Transporteve në Kosovë

Ministri i Transporteve tregon pse u ndaluan autobuzët me pasagjerë në Morinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.