06:00 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të votojnë për shkarkimin e Metës? Opozita e re tregon kushtin që ka për Ramën

15:19 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Presidenti Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Pse vendosa të shtyj zgjedhjet

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka dalë në një konferencë përpara gazetarëve ku ka komentuar aktualitetin politik në vend por nuk ju ka shpëtuar pyetjeve konkrete që kanë të bëjnë me vendimin e Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve si edhe për qëndrimin që do të mbajë opozita parlementare për nismën e qeverisë për shkarkimin e Presidentit.

Duke folur për këtë, Murrizi tha se i bënte thiorrje Ramës që të vazhdojë përpara me ndryshimin e sistemit zgjedhor në bashkëpunim me opozitën e re dhe të mos e mbajë njërin sy hapur nga Lulzim Basha.

Murrizi tha gjithashtu se, Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe jo presidenciale, e për rrjedhojë sipas tij, vendimet kalojnë përmes Parlamentit, duke lënë të kuptohet se nëse Rama bashkëpunon me opozitën e re për ndryshimin e reformës zgjedhore, do të ketë mbështetjen e kësaj të fundit për shkarkimin e Metës.

“Nëse Rama e ka të sinqertë që nuk çon letër të shtatë, të fillojë të tregojë me fakte që kërkon bashkëpunimin e kësaj pjese të opozitës që është sot në parlament. Ta fillojmë me reformën zgjedhore dhe për plotësimin e vakancave të institucioneve, edhe në KQZ.  Kryetarët e partive janë kthyer në pronarë. Fakti që në institucionet  kushtetuese  siç janë KQZ dhe avokati i Popullit qëndrojnë në karrige persona që janë pjesë  e marrëveshjes së 17 Majit,  tregon se në çfarë situate ndodhemi. Nuk jemi as Republikë Presidenciale as Monarki Parlamentare.

Ne i qëndrojmë kauzës sonë për të cilët unë, zonja Hajdari por edhe zoti Koka e të tjerë që jemi ulur në ato karrige për një kauzë që ka të bëjë me sistemin, dhe konkretisht me sistemin zgjedhor ku gjithçka ndodh sot është pasojë e tij. Nëse Rama kërkon ndryshimet siç thotë ti lërë serenatat poshtë dritares së Bashës dhe të fillojë konsultimet dhe hapat konkret për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Zanafilla e asaj që po ndodh ka nisur që në vitin 2008 me ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor”, tha Murrizi.

Pyetje: Si e komentoni nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit?

Murrizi: Ne nuk jemi pjesë e marrëveshjes së 17 majit, unë jam si një deputet që përfaqësoj kauzën e sistemit të ri zgjedhor. Asnjë nga ato karriget e Kuvendit nga 2009 nuk janë zgjedhur nga populli.

Pyetje: A e zgjidh krizën ikja e presidentit ?

Murrizi: Unë nuk jam babai i Kushtetutës. Në fakt e kam dëgjuar shpesh fjalën dekretim por ç’dekretim nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Por në Kushtetutë shkruhet qartë se jemi Republikë Parlamentare dhe vendimet i merr Parlamenti.

Pyetje: A do ketë zgjedhje me 30 Qershor?

Murrizi: E kam thënë që të ketë zgjedhje duhet të ketë alternativë, por votime do të ketë.

Pyetje: A do jetë opozita e re unision në qëndrimin e shkarkimit të Presidentit?

Murrizi: Besoj isha i qartë, ata janë deputetë të lirë dhe të pavarur dhe mund të ikenë secili kanë qëndrimet e tyre.

(F.GJ/FAXXWEB.AL)

Etiketa: dekreti i presidentitMyslim Murrizi
Pas

Para se të nisë Portokallia, Xhemi bën atë që s’ju shkon kurrë në mendje

Para

Rrëzimi i dekretit të Metës nga KQZ, reagon PD: Mos u habisni, jemi në ‘Fermën e kafshëve”

Para
Gazment Bardhi i përgjigjet Denar Bibës: Gjykata e pranoi se sjellja jote ishte e papërshtatshme, sa për pyetjet kam përgjigje

Rrëzimi i dekretit të Metës nga KQZ, reagon PD: Mos u habisni, jemi në 'Fermën e kafshëve"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.