Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka bërë deklarata të forta në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Berisha me një gjuhë të drejtëpërdrejtë u shpreh i hapur për një rikthim të mundshëm në PD dhe në çdo post në kuadrin kushtetues të vendit.
Sali Berisha: Në planin e brendshëm do bëjë gjithçka që t’i kthejë Partisë Demokratike sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Së dyti e kam thënë me kohë jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues të këtij vendi.
Besimi im i madh është tek demokratët dhe shqiptarët. Kam bindjen se dhjetra mijëra demokrat kjanë lënduar sot sa asnjëherë në jetën e tyre, Janë lënduar qindra mijëra shqiptarë që besojnë se Shqipëria ëshët një vend sovran.
Gjatë pasdites së të dielës Lulzim Basha vendosi në mënyrë personale, pa vendim të forumeve të PD-së përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, deri në qartësimin e marrëdhënies së tij në raport me SHBA-të.
Bujar Leskaj, Flamur Noka ishin dy nga deputetët demokratë që u shprehën kundër vendimit të Bashës edhe publikisht. Nga ana tjetër vetë Berisha ka paralajmëruar lëvizje të reja, qoftë edhe me të pakënaqurit nga PD.