Teksa janë numëruar 893 nga 1198 kutitë e votimit në qarkun e Tiranës, ende nuk dihet fati politik i Ben Blushit, kreut të LIBRA-S. A do t’ja arrijë Blushi të marrë votat e duhura për të dalë deputet në Tiranë?
Kjo mbetet ende për tu parë.
Me kaq kuti të numëruara në qarkun më të madh të vendit, LIBRA ka marrë 6888 vota ose 2,24% të totalit të votave. Por që LIBRA të futet në parlament me një deputet në Tiranë duhet të arrijë pragun e 3%-shit gjë që nevojiten edhe disa vota.
Në Tiranë kryeson PS me 17 mandate, PD me 11, LSI me 5 dhe PDIU me 1 mandat. (M.D/Shuplaka)