Pas abstenimit të amendamentit Vasili për bllokimin e koncesionit të Laboratorëve vjen fotoja që flet shumë.
Edi Rama dhe Ilir Meta, dy kryetarët në koalicionin qeverisës takohen dhe momentin e ka fotografuar Hamza Hatika, moment që i përkon mjeshtërisht kontekstit të tanishëm politik. Hatika dërgon nga azili për portalin ”Shuplaka” këtë imazh, duke komentuar: ”Koncensionet janë ok? Sa në Tiranë sa në Amsterdam mjerë opozita në duar e kujt paska rënë…”
Për amendamentin Vasili nuk votuan 2 deputetë të LSI-së dhe 21 demokratë dhe po kështu edhe 7 të tjerë mes të cilëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Të gjithë me mungesën e tyre mbështetën qeverinë Rama për koncesionin. (V.G/SHUPLAKA)