Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku shkroi një artikull të detajuar të Facebook të shtunën, tek i cili përshkruante se Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit, kishte abuzuar seksualisht me të gjatë filmimit të True Lies, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç.
Aktori i njohur i Hollywood-it, Arnold Schwarzenegger, ka shprehur një indinjatë të theksuar, pasi mësoi se Eliza Dushku ishte abuzuar seksualisht. Aktori i njohur ka reagur në Twitter duke thënë se është krenar për Elizën.
“Të gjithë do të bënim diçka. Jam i shokuar dhe i pikëlluar për Elizën, por po ashtu jam krenar për të – përpos faktit se është një aktore e talentuar, ajo është një grua e mrekullueshme dhe e guximshem”- ka shkruar aktori në Twitter. (M.Q/Fxaweb)