Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një hetim sa i përket dyshimeve me abuzimet e fondeve të IPARD nga Ministria e Bujqësisë. Burime zyrtare pranë SPAK bëjnë me dije se kanë bërë regjistrimin e një hetimi penal për këtë çështje. Sipas SPAK, hetimi ndodhet në fazën e verifikimit paraprak dhe eshte regjistruar pa emër.
Rikujtojmë se fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020 janë bërë objekt hetimesh nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se si masë parandaluese, ka vendosur ndërprerjen e përkohshme të fondeve për zbatimin e programit IPARD II. Në një reagim zyrtar, Ministria e Bujqësisë pranoi se kanë nisur hetimet, por i konsideron si procedurë normale.