Dy të rinj, të moshave 17 dhe 18 vjeç, janë konflikuar me sende të forta me disa persona të paidentifikuar në Kamzë. Si pasojë e konfliktit këta shtetas janë dëmtuar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.