Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një lagje të New Jersey la të vdekur pilotin, ndërsa shkaktuar panik në një zonë të banuar. Dy shtëpi u dogjën totalisht pasi aeroplani ra sipër tyre, duke i vënë flakën.
Zyrtarët thonë se aeroplani po fluturonte shumë ulët me zonën e banuar. Për fatin e banorëve të dy shtëpive asnjë person nuk ndodhej brenda shtëpisë që u godit, por flakët u përhapën shpejt në një shtëpi aty pranë, ku ishte një grua brenda.
Ajo shpëtoi pa lëndime, por shtëpia u shkrumbua totalisht. Mediat vendase bëjnë me dije se avioni i drejtuar nga piloti, Michael Schloss, i cili vdiq menjëherë u përplas në bodrumin e shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=h1uxpPcGioE&feature=youtu.be