03:16 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk kemi 400€ për të paguar Air Albania”, dhjetra qytetarë bllokohen në aeroportin e Gjermanisë: Kemi blerë biletat, të zgjohen ata robshat e qeverisë

09:49 | 17/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk kemi 400€ për të paguar Air Albania”, dhjetra qytetarë bllokohen në aeroportin e Gjermanisë: Kemi blerë biletat, të zgjohen ata robshat e qeverisë

Dy ditë pas situatës së shqiptarëve të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, një tjetër rast është denoncuar në redaksinë e Faxweb.al, nga një shtetas shqiptar që ka mbetur i bllokuar në Gjermani.

Qytetari shkruan se dhjetra bashkëkombas janë bllokuar në aeroportin e Memmingen në Gjermani, për shkak se ulja e tyre në Rinas është bllokuar nga autoriteti i Aviacionit Civil. Shqiptari shprehet se e gjitha kjo bëhet për të favorizuar kompaninë Air Albania, që i ka çmimet e biletave shumë më të shtrenjta se ato të kompanive të tjera, ku dhe ata kanë paguar paratë.

“Mirmëngjes, bëjeni publike, jemi blloku në aeroportin e memmingen të Gjermanisë me kompaninë wizzair. Bllokimin e ka bo autoriteti i aviacionit civil, nuk lejo fluturime me kompani të tjera, jan vetëm mashtrime duhet t’marim vetëm air albania. Na njoftuan për pezullimin e fluturimit vetëm 3 orë para nisjes.

Vetëm po e bot problem ju si media ndoshta zgjohen ato robshat e qeverisë dhe ai klyshi ministrisë jashtme ti lejojn njerezit tvin, sja kan të gjithe mundësinë të pagujm te air albania 400€ për të ardhur në Shqipëri”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Që prej fillimit të pandemisë, të gjithë fluturimet drejt Rinasit me pasagjerë janë kryer nga avionët e Air Albania, ku ka pasur denoncime të forta se çmimet e biletave kanë qenë të kripura, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se pse vijojnë që të jenë të pezulluara kompanitë e tjera.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve nuk ka lejuar që të ulet në Rinas avioni i asnjë kompanie, me të cilën nuk ka më herët një marrëveshje paraprake, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se pse vetë kompanitë nxjerrin në shitje bileta, sa kohë që ulja e tyre është e pamundur. (E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Air Albaniashqiptaret bllokohen ne gjermani
Pas

4000 vullnetarë në luftën kundër Covid-19/  Të rinjtë japin një shembull solidariteti të jashtëzakonshëm

Para

Numër të lartë infektimesh, por Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe hotelet, nuk lejohet kalimi pa dokumentin e posaçëm

Para
Gjashtë viktima dhe 22 raste të reja me Covid-19, shërohen 36 persona në Maqedoninë e Veriut

Numër të lartë infektimesh, por Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe hotelet, nuk lejohet kalimi pa dokumentin e posaçëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.