Altin Dumani, kreu i SPAK-ut ka raportuar para Komisionit të Ligjeve, punën e bërë nga Prokuroria gjatë vitit 2022.
Dumani ka treguar që agjentët e inflirtuar janë risi, megjithatë janë aplikuar të gjitha mjetet për një çështje, duke përfshirë këtu vëzhgimet dhe letër porositë.
Gjithashtu, është rritur gama e databazave shtetërore, ku tashmë SPAK ka akses në disa sisteme, ka thënë Dumani.
Altin Dumani: Në lidhje me mjetet e posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike po aplikohen të gjitha mjetet për një çështje, si vëzhgime, simulime dorëzimi i kontrolluar, letër porosi dhe për herë të parë edhe agjentë të infiltruar.
Në vitin 2022 pjesën më të madhe të procedimeve penale e kryesojnë ato të korrupsionit me 69 procedime penale.
Është rritur gama e databasëve shtetërore, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë në sistemin e gjendjes civile, në ASHK në drejtorinë e burgjeve në drejtorinë e përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor, sistem e policisë së shtetit, TIMS etj. Pasja direkt akses në këto sisteme mundëson që SPAK dhe BKH marrin informacion nga këto sisteme dhe duke mënjanuar zbulimin e hetimit. Kjo është një arritje për SPAK
Discussion about this post