15:41 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Agresioni erdhi nga serbët”, Rama në BBC: Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë…

22:33 | 02/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Agresioni erdhi nga serbët”, Rama në BBC: Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC-në është shprehur mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ka qenë braktisja e institucioneve nga serbët dhe autoritetet kosovare që kanë insistuar për të pasur kryekomunarët e rinj shqiptarë në godina ku ka shumica serbe, shkaqet që kanë sjellë këtë rezultat të mbushur me tensione.

Ajo që kryeministri vë theksin është marrëveshja mes këtyre dy shteteve, e cila është një domosdoshmëri për  zgjidhjen e shumë konflikteve.

Rama: Ka një situatë që është shqetësuese në Veri të Kosovës, por nuk do i jepja shumë theks në përdorimin e fjalës rrezik. Kjo situatë është provokuar nga fillimisht serbët që braktisën institucionet. Krijuan vakum. Së dyti nga autoritetet e Kosovës që insistuan që të fusnin kryekomunarët e rinj në godina, ku shumica është serbe. Kështu që të saktësoj ishte shumë mirë që kishte zgjedhje për të treguar se asnjë nuk e rrëmbente dot procesin demokratik, por nuk ishte ide e mirë që të insistonin që këta 4 zyrtarë të futeshin në godina. Nuk jam këtu të gjej fajtorin por për t’ju përgjigjur pyetjes tënde. Mendoj që situata është për tu parë me sy optimist, pasi Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë pranë për të mbyllur marrëveshjen historike. Duke qenë se marrëveshja franko-gjermane është shumë afër janë si çift që po futet në kishë për t’u martuar por zihen sepse po e rimendojnë vendimin.

A mendon se kjo marrëveshje do të ndodhë?

Rama: Nuk ka mënyrë tjetër në tokë që kjo marrëveshje nuk do të ndodhë. Pyetja është kur? Ishim në Moldavi dhe kishte besim tek liderët perëndimore që të dyja anët duhet të uleshin dhe të binin në marrëveshje.

Agresioni erdhi nga serbët…

Rama: Është e vërtetë por në anën tjetër është po ashtu e vërtetë që të dërgoni këto 4 kryekomunarë kundër mendimit të miqve, ishte e tepërt. Mendoj se Serbia nuk është më rrezik për Kosovën që nga viti 1999 dhe tani është koha për paqe dhe normalizim. Është koha që të mendojmë për marrëveshjen.

Pas

Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Para

Prigozhin pretendon se forcat ruse u përpoqën të hidhnin në erë njerëzit e Wagner

Para
Prigozhin pretendon se forcat ruse u përpoqën të hidhnin në erë njerëzit e Wagner

Prigozhin pretendon se forcat ruse u përpoqën të hidhnin në erë njerëzit e Wagner

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 120 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Rama: Arben Anamali, u prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.