Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore ka deklaruar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë në Maqedoni janë shumë të vogla.
“Shqyrtojmë opsionin të ngelemi në opozitë”- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshje nëse BDI do t’i japë apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të mund të marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë. (E.K/SHUPLAKA)