Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.
Sipas burimeve të “FaxNeës”, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur Lind Dedaj, i cili ka qenë duke i dhënë motorit në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake, në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.