Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në Prezë të Tiranës.
Një makinë ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë, ky i fundit ka humbur jetën. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije. Deri tani dihet vetëm që viktima është 60 vjeç.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa është bërë i mundur edhe shoqërimi në komisariat i drejtuesit të automjetit me iniciale A. L..
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç. Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.
(M. I./ Faxweb.al)