Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mamurras-Milot. Faxweb.al raporton se një kalimtare, A.M 54 vjeç, ka mbetur e vdekur për shkak se është përplasur nga një mjet me targa të Kosovës.
Viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po heton lidhur me shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)