Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale në afërsi të Milotit.
Burime bëjnë me dije se një person që po udhëtonte me motorcikletë ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një mjet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja të rënda.
Nuk dihet ende as mosha dhe as identiteti i viktimës.
Discussion about this post