Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.