Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme përgjatë segmentit Pukë–Shkodër, në afërsi të Kthesës së Danit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës. Mjekët kanë bërë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.