Tre mjete janë përplasur në autostradën Durrës-Tiranë pasditen e sotme rreth orës 16:40 minuta.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetue e dëmtuar lehtë drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)
Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
(B.H/Faxweb)