Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një fëmijë i vogël.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në Kodër Kamëz, pranë shkollës “Isa Boletini”.
Mësohet se një me drejtues një person me inicialet F.D ka aksidentuar fëmijën 5 vjeçar. I vogli me iniciale O.L, është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit në komisariat dhe po kryen hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)