Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Nevicisht, ku dy automjete janë përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Burime nga policia bëjnë me dijë se shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrëfikësja.
(M.Q/Faxweb)