Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosura tre vajza të mitura.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë.
Policia bën me dije se drejtuesi i një automjeti tip “Benz 2500”, 22 vjeçari me iniciale E.D ndërsa drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë tre vajzat.
Mësohet se të plagosurat janë me inicialet S.R, S.D dhe A.S, të moshës 15-vjeçare. Mësohet se dy vajza janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë dërguar në shtëpi, mirëpo vajza e tretë, ajo me inicialet A.S është shtruar në spital. Por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë bardhë e blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të mëtejshme të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)