Aksident në Rrugën e Elbasanit, një autobus është përmbysur te mbi Ekonomikun tek zona ‘sofra e ariut’ ku ka dalë nga rruga dhe janë lënduar tre pasagjerë deri tani , pa probleme për jete.
Ende nuk janë zbuluar rrethat e aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobuzin e linjës Lundër-Tiranë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Discussion about this post