08:15 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Aksidentet nga makinat marrin jetën e 22 personave në Korrik, plagosen 272 të tjerë

21:20 | 18/08/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidentet nga makinat marrin jetën e 22 personave në Korrik, plagosen 272 të tjerë

Nje makine e tipit volkswagen, e cila eshte perplasur me bordurat e nje ure ne nje aksidenti ne afersi te fshatit Zemjen, ne superstraden Lezhe Lac.

Në muajin Korrik 2017 numërohen 199 aksidente rrugore. Në krahasim me Korrik 2016, numri i aksidenteve është rritur me 7,6%, njoftoi sot INSTAT.

Numri i të aksidentuarve është 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë.

Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit Korrik 2017 është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9%.

Në Korrik, aksidentet rrugore, në 81,9% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 26,6% të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8%, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 80,2% të rasteve.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç duke zënë 28,0% të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke ulur me 5,5% me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2%.

Ministria e Transporteve, në një analizë të posaçme për sigurinë rrugore në vend, pohon se rritja e numrit të mjeteve rrugore pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane, dhe në mungesë të faciliteteve për këmbësorët dhe çiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.

Vitin e kaluar, 719 persona u përfshinë në aksidente të rënda rrugore, kur 269 prej tyre humbën jetën.

Ministria e Transportit analizon se  aksidentet rrugore me vdekje, në rastet më të shumta kanë ndodhur gjatë ditës, në rrugë të drejtë, të thatë dhe të asfaltuar, si dhe 59,8% në zonat urbane.

Shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore janë shpejtësia mbi normat e lejuara, tërheqja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit,  besimi i krijuar mbas një periudhe 9-vjeçare në drejtim mjeti dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët me mjete me moshë relativisht të madhe./Monitor

Etiketa: aksidentetmuaji korrik
Pas

Tragjike, vdes në spital gruaja që u masakrua me sende të forta nga burri në Lushnjë

Para

I shpëtoi sulmit në Barcelonë, këngëtari shqiptar rrëfen tmerrin: Ngjarje që s’do më hiqet nga mendja

Para
I shpëtoi sulmit në Barcelonë, këngëtari shqiptar rrëfen tmerrin: Ngjarje që s’do më hiqet nga mendja

I shpëtoi sulmit në Barcelonë, këngëtari shqiptar rrëfen tmerrin: Ngjarje që s’do më hiqet nga mendja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.