Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë pasi një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçarja e cila ka mbetur e vdekur si pasojë e aksidentit quhet Analuiza Duro.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Borsh të Sarandës dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.