Gjykata le ne burg Olsi Belortaja ish agjenti doganor i cili aksidentoi per vdekje 3 persona. Aksidenti i rëndë ndodhi në Kapshticë ku si pasojë e të cilit ndërruan jetë dy gra dhe një ditë pas aksidentit ndërroi jetë edhe fëmija në Tiranë pasojë e goditjeve të forta.
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për Olsi Belortaja.
Agjent doganor pasi i ka aksidentuar 3 personat është larguar nga vendi i ngjarjes, por e gjithë kjo nuk ka zgjatur shumë sepse policia ka mundur ta arrestoj jo shumë larg nga vendi i ngjarjes i cili dyshohet se në kohën kur ka ndodhur aksidenti ka qenë në gjendje të dehur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)