06:28 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni i opozitës, Abilekaj: A do jetë kjo protesta tipike e Bashës? Ku ngjason me Edi Ramën (!)

17:25 | 25/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni i opozitës, Abilekaj: A do jetë kjo protesta tipike e Bashës? Ku ngjason me Edi Ramën (!)

Drejtori ekzekutiv i Fax News, Enton Abilekaj, në studion e lajmeve ka komentuar situatën politike në vend.

Abilekaj është ndalur tek ecuria e protestës dhe ka ngritur disa pyetje për skenarët e mundshëm për aksionin e të shtunës.

Abilekaj ka thënë se nëse protesta do mbyllet pa arritur kërkesën e opozitës që është “dorëheqja e Xhafajt”, atëherë demoralizimi i njerëzve që do protestojnë do të jetë i madh.

“Ka një pikëpyetje shumë të madhe kjo protestë. A do jetë kjo protesta tipike e Lulzim Bashës si në Janar ku u mblodhën mijëra njerëz dhe u shpërndanë pa asnjë rezultat. Kjo lloj proteste i demoralizon protestuesit. PD ka treguar se këto protesta janë shoë , protesta e madhe s’do të thotë se mbështetja është e madhe.

Ka dy çështje, vëllai i ministrit pretendohet se po merret me trafik droge. Mbi këtë çështje është fokusuar kjo protestë.

Më pas u bashkua dhe LSI-ja që në fillim ishte e tërhequr. Kërkesa e opozitës është minimale, që Rama të lëshojë Fatmir Xhafën, që nuk duket se do ta bëjë.

Protesta është kulmimi i çështjes dhe pritet rezultat. Kemi ngritur një çështje, është ndezur tension, dhe pritet që tensioni të shfryhet.

Nëse do i vihet kapaku, njerëzit do demoralizohen. Pra nqs protesta do mbyllet, nuk do ketë asnjë rezultat.

Ajo që është nënkuptuar nga LSI-ja se kjo protestë do të jetë më shumë se kaq, rezultati do të jetë
tjetër.

Kjo protestë nuk do udhëhiqet nga opozita por nga pjesëmarrësit. Ngjan pak me deklaratën e Ramës në 21 janar.

Rezultatin e dimë. Nuk e dimë çfarë ka planifikuar opozita por mënyrat sesi do zhvillohet, kërkojnë që të bëhet diçka më shumë.

Çfarë është kjo më shumë, ende se dimë. A do ishte më shumë përleshja me policinë? A do mund të rrethonin Kryeministrinë? Kjo është njëra mundësi.

E sigurtë është se nëse protesta fillon nesër dhe mbyllet nesër pa u plotësuar asnjë nga kërkesat ajo protestë do quhet e dështuar.”-ka thënë gazetari.

Më tej, në bashkëbisedimin me spikeren Armela Ferko, Abileaj ka folur dhe për audio-përgjimin Veliu Xhafaj.

Abilekaj ka thënë se Rama ka kryer një veprim të paprecedentë kur ka thënë se materiali është i pavërtetë.

“Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar versionin e tij të ngjarjes dhe pjesa më e madhe e medias e kanë mbështetur.

Kryeministri në shkelje të etikës ka thënë disa herë se ky audio-përgjim është i pavërtetë dhe se protagonistët janë aktorë.

Ky version është shumë herë i pabesueshëm nga përgjimi. Vërtetë kemi dëshmitarë si Albert Veliu që është i pabesueshëm, por ashtu kemi edhe gazetarin Jetmir Olldashi që ka punuar 15 vite dhe nuk ka dalë kurrë i pabesueshëm. “-është shprehur ai.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Nesër protesta, Oriola Pampuri: Do jetë ndryshe nga ajo e 27-janarit, qëllimi është që të krijohet një qeveri antimafia

Para

Facebook u kërkon foto nudo përdoruesve. Zbulojeni pse…

Para
Facebook u kërkon foto nudo përdoruesve. Zbulojeni pse…

Facebook u kërkon foto nudo përdoruesve. Zbulojeni pse…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.