02:32 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni “Plazh i lirë”, procedohen 5 biznesmene, në hetim dhe 4 zyrtar bashkie

09:43 | 09/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni “Plazh i lirë”, procedohen 5 biznesmene, në hetim dhe 4 zyrtar bashkie

Policia e shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”. Nga aksioni janë liruar rreth 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu janë proceduar penalisht 5 administratorë subjektesh si dhe 4 zyrtarë bashkiakë.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave ” Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Policia e Vlorës liron  një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë – Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo.  Në total lirohen 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

Procedohen 4 administratorë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Pushtimi i tokës”.

Procedohet penalisht edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës.

Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit  Ekonomik e Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e FNSH Fier, kanë ushtruar kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit përgjatë plazhit të Himarës (Gjipe, Potam dhe Qeparo). Nga ky kontroll rezultoi se 4 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm  në shfrytëzimin e “Stacionit të plazhit” pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Himarë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Ll. Sh., M.Dh., F.B. dhe A.Z., me detyrë administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit,  Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin L.M (Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë) pasi dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojë aktivitetin në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimorë, duke mos vepruar në funksion me detyrën e tij.

Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretisht shtetasit:  G.L,  A.P, dhe E.B, banues në Pogradec, (të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec), pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit.

-Në vijim të operacionit, në Durrës tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan  rreth 160 shezlongë në administrim nga shtetasja D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor. U procedua penalisht shtetasja D.D për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Operacioni po vijon çdo ditë me shtrirje në gjithë zonat bregdetare në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: 4 zyrtar ne hetim5 biznesmene ne hetimplazh i lire
Pas

Një vit rresht përndiqte 19-vjeçaren, i shkaktonte ankth/ Policia mjaftohet me procedim

Para

Të bësh pushimet me tatimet!

Para
Gazetari u tregon vendin politikanëve në ditën e heshtjes së tyre: Askush nuk foli për…

Të bësh pushimet me tatimet!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.