Të ftuar në studion e Fax News dy aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Evis Harizi dhe Indrit Osmani kanë folur për rastet e fundit të vrasjes së qenve të rrugës nga Bashkia e Tiranës dhe hedhjes së kufomave të tyre në vendngrumbullimin e Sharrës.
Ligji nuk lejon vrasjen e kafshëve endacake. Duhet identifikuar, matrikulluar dhe vaksinuar kafshët endacake. Janë disa sëmundje që pasi identifikohen nga një veteriner dhe pastaj të vriten por me metoda jot ë dhimbshme.
“E vetmja zgjidhje që është bërë në të gjitha vendet, është vetëm sterilizimi dhe lëshimi i kafshëve endacake në mjedisin e tyre.
Kur janë të matrikulluar dhe të vaksinuar dhe lëshohen në mjedisin e tyre ata janë nën kujdesin e disa prej banorëve të zonës. Ata janë territorial dhe nuk lejojnë kafshë të tjera të vijnë në zonën e tyre.
Duke vrarë kafshën, stimulon instiktet e kafshët dhe do të vijnë qen nga zona të tjera të pa sterilizuar e të pavaksinuar.” – u shprehën aktivistët në studio.
Në lidhje me veprimet e Bashkisë së Tiranës sa i përket vrasjes së qenve, aktivistët u shprehën se taksën për sterilizimin që Bashkia e ka mbledhur, nuk e përdor për qëllmin që e mbledh dhe pastaj thjesht vret kafshët e rrugës.
“E njëjta veterinere, ka qenë për 15 vjet ideatorja e vrasjes, prerjes së veshëve dhe helmimit të qenëve.
Në një vit sterilizim që është bërë thuhet se numri është ulur me 5 mijë. Kjo nuk është e vëretët pasi numri i tyre ka rënë dhe në rast sterilizimi, numri duhet të mbetet fillimisht i pandryshuar. Gjenden qen nëpër lagje në të cilat ka njerëz që kujdesen për ta.
Bashkësia kishte fond për sterilizimin e qenve të të gjithë rajonit, jo vetëm Shqipërisë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar këto taksa.
Dhe pastaj kufomat e kafshëve hidhen në Sharrë, gjë që është e ndaluar të hidhen së bashku me plehrat.
Bashkia me ligj nuk mund të bëjë menaxhimin e kufomave. Këtu të mbrosh jetën, të mbrosh të drejtat e jetës, quhesh taleban.” – thanë aktivistët Harizi dhe Osmani.
(E.L./Faxweb)