Cristiano Ronaldo ka denoncuar gazetën gjermane “Der Shpigel” mbi një reportazh që akuzon futbollistin portugez për përdhunim, ngjarje të cilën pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009, por është pasuruar me detaje vetëm ditët e fundit.
Cristiano Ronaldo pagoi 375 mijë Dollarë për heshtjen e vajzës por tani Ketrin Majonga vendosi të zbulojë versionin e saj të ngjarjes. Përmes avokatit të saj, ajo depozitoi një padi në gjykatën e Nevadas për të zhvlerësuar transaksionin financiar, që kishte shërbyer për ti mbyllur gojën. Për këtë publikim të ngjarjes, Ronaldo vendosi të denoncojë gazetën Der Shpigel.
Portugezi akuzohet për një agresion në verën që shënjoi kalimin e bujshëm nga Mancester Junaitid te Real Madrid, e si për ironi të fatit, kjo çështje rikthehet në skenë në vitin e kalimit tjetër të bujshëm, nga galaktikë te Juventus.