18:04 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

18:13 | 07/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që Hamasi po devijon ose vjedh ndihmën humanitare në Gaza, duke e përshkruar gjendjen në territorin palestinez si “katastrofike” dhe urgjente për ndërhyrje ndërkombëtare.

Në një konferencë për media të mbajtur së fundmi, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova, u shpreh se pavarësisht pretendimeve të ngritura kohët e fundit, BE-ja nuk ka marrë asnjë raport që të vërtetojë akuzat për përvetësim të ndihmës nga ana e Hamasit.

“Nuk kemi asnjë raport për Hamasin që vjedh ndihmën,” tha Hrncirova, duke theksuar se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të ndihmës humanitare të pavarur, neutrale dhe jo të politizuar.

Zyrtarja evropiane nënvizoi se infrastruktura e shpërndarjes së ndihmës ekziston, dhe duhet të përdoret menjëherë për të ndihmuar popullsinë civile që po përballet me uri ekstreme dhe mungesë kushtesh bazë për mbijetesë.

 

 

“Ne kemi një sistem funksional për ofrimin e ndihmës humanitare dhe duhet ta përdorim tani, pa vonesa,” theksoi ajo.

Komisioni Evropian deklaroi gjithashtu se nuk bashkëpunon me Fondacionin Humanitar të Gazës, një nismë e mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, që është bërë objekt kritikash të gjera nga organizatat ndërkombëtare për rolin e saj në shpërndarjen e ndihmës përmes ushtrisë izraelite.

“Ndihma humanitare nuk mund të privatizohet, politizohet apo të bëhet mjet konflikti,” tha Hrncirova.

Mbi 170 organizata ndërkombëtare, përfshirë Oxfam, Amnesty International dhe Mjekët pa Kufij (MSF), si dhe agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar ndalimin e shpërndarjes së ndihmës nëpërmjet ushtrisë izraelite dhe kthimin tek mekanizmat e koordinimit të udhëhequr nga OKB-ja.

Sipas OKB-së, që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023, më shumë se 57,000 palestinezë janë vrarë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet e pandërprera dhe bllokada e ashpër kanë sjellë kushte të urisë masive, duke shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare të kohës moderne.

BE-ja vazhdon të mbështetet te organizatave ndërkombëtare të themeluara, si Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj, për shpërndarjen e ndihmës në terren.

Pas

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Para

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Para
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

 



Të Fundit

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.