Dhjetëra punëtorë të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur ditën e sotme në protest pasi kanë më shumë se tre muaj pa marrë pagat.
Punonjësit janë punëtorë të adiministratës të cilët nuk janë paguar dhe ditën e sotme janë ulur para ambienteve të këtij institucioni duke në shenjë protest.
Drejtori i Finanacës së kompanisë “Albepetrol”, Elton Meta teksa po futej në zyrë, u tha punëtorëve që ai po merret me zgjidhjen e problemit të tyre, duke u premtuar se pagat do ti marrin.
Por punëtorët janë skeptikë në lidhje me deklaratat e tij, pasi thonë se nuk është hera e parë që i gënjejnë.
Elton Meta: Unë drejtoj Financat e gjithë kësaj shoqërie. Janë 1800 veta pa kokërr leku. Shkoj dhe vij 4 orë nga Tirana. Pagën do ta marrësh duhet të luftojmë neve që na kanë lënë detyrë që ta marrim. Kështu që më lër kohë…
Punëtorët: Ne kemi qenë në punë? Nuk është herë e parë që na gënjeni. Punë që na keni kërkuar e kemi bërë.
(M.Q/Faxweb.al)