Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Së fundmi ka qenë Albi Nako ai i cili na ka treguar detaje nga martesa e tyre.
I ftuar në “Rudina” në TvKlan koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetërit ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij.
Gjatë rrëfimit të tij Nako ai mohoi kategorikisht të ketë qenë faji i Klaudias për këtë divorc, madje tregoi se menjëherë pas Amici-t, ajo i kishte kërkuar të bënin një fëmijë. Por ai kishte refuzuar. Por siç thotë, ishte për të mirën e saj.
“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Kjo është e vetmja e vërtetë e madhe. Pastaj erdhën edhe gjëra të tjera, por që i dimë vetëm unë dhe ajo.”, u shpreh ai.
E megjithatë, divorci nuk do të thotë ndarje për ta. Ata vijojnë të ruajnë komunikim shumë të mirë dhe Albi premtoi sot se do të jenë përherë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. (J.V/Shuplaka)