Divorci mes balerinës së njohur, Klaudia Pepa dhe koreografit, Albi Nako bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe për faktin se çifti ishte mjaft i dashur për publikun.
Pas ndarjes as Klaudia dhe as Albi nuk kanë preferuar të flasin, por i ftuar te emisioni “Rudina” koreografi ka thënë se ata vazhdojnë të kenë një raport të mirë më njëri-tjetrin edhe pse janë të ndarë. Teksa thekson se Klaudia për të është dhe do të mbetet gjihmonë në zemrën e tij.
Nuk ka rëndësi çfarë humbasim, të lëmë kujtimin e mirë gjithmonë,ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Kam lexuar portalet, ku janë ndarë në dy kampë, kur një pjesë ka akuzar Klaudian dhe një pjesë më ka akuzuar mua. Pse duhet të ndodhi kështu? Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njër-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se çdo të ndodhë, megjithatë themi se nuk jemi më bashkë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.
Ndërsa pyetjes “pse”, Albi i është përgjigjur “Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t’u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo”, tha ai.
(S.SHShuplaka)