19:56 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aleati i Bashës se ka me qejf LSI-në, Shehi: Të tregojë veten në opozitë!

08:09 | 09/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dashamir Shehi-Bashës: Të jesh kryetar i një partie pa mendim ndryshe nuk është meritë, sillu si lider europian

Në datën 27 janar opozita pritet të nisë protestat e saj në lidhje me keqqeverisjen që i bëhet vendit. Por mesa duket nuk është marrë ende vendimi që të braktiset Kuvendi përfundimisht.

Dashamir Shehi tha se  Parlamenti është arma e opozitës dhe do të ishtë një gabim fatal nëse kjo do ti hiqej. E megjithatë hera herës mund të ketë edhe një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin.

Shehi: Nuk do të ketë bojkot, por do ta kemi të kondicinuar marrëdhënien me parlamentin, sepse ne gjykojmë që Parlamenti është një armë, një ushtar i mirë që ka helmentën, ka ushtën dhe do ishte një gabim fatal që opozitës ti heqim shpatën nga dora.

Parlamenti është një armë shumë e rëndësishme, ku ne paraqesim idetë tonë, bëjmë protestën tonë, paraqesim nëse janë të mundur dhe numrat politik për të bllokuar disa nga proceset abuzive, të paktën ato kushtetuese mund ti bllokojmë.

Këtu do ishte i rëndësishëm roli i LSI. I kemi të gjitha numrat në rregull si opozitë që në këtë sezon të ri politik ti ofrojmë shqitparëve një mundësi për të dalë nga kjo qeveri që ka marrë shumë dhe nuk qeveris asgjë.

Shehi tha se LSI është e mirëpritur në gjirin opozitar për të goditur Edi Ramën. Ai u shpreh se shpreson që roli i LSI mos jetë thjesht shkëmbim pushteti.

Shehi: LSI ka rolin e vetë dhe unë uroj që ta luajë rolin e vet opozitar. Mos jetë thjesht një shkëmbim pushteti, e ka bërë disa herë. Në këtë moment për mua janë të mirëpritur. LSI është e mirëpritur për këtë punë, të godasë Edi Ramën. Unë besoj që kjo është një test që vlen.

Unë besoj që Basha, jo vetëm LSI po të afrojë edhe të tjerët që janë jashtë parlamentit. Ka shumë forca që kanë qenë opozitare edhe gjatë këtij 4 vjecari të zotit Rama. Roli i LSI është i rëndësishëm, unë shpresoj që ta  interpretojnë me ndërgjiegje, duke ditur edhe nga vijnë, duke bërë edhe një meakulpa. (E.K/FAXWEB) 

Etiketa: dashamir shehishehi
Pas

HOROSKOPI. 09/01/2018

Para

“Mirsevini në shtetin ‘e përkohshëm’!”, Sonila Meço ironizon qeverinë

Para
Shpërthen Sonila Meço: Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë

"Mirsevini në shtetin ‘e përkohshëm’!", Sonila Meço ironizon qeverinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.