Dy ditë pas njoftimit se Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë, janë paraqitur ditën e sotme në prokurori.
Pasi dolën nga institucioni i hetimit në një deklaratë për gazetarët, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se prokurorisë I janë vënë në dispozicion prova të pakontestueshme që mbrëmjen 16 Shkurtit janë gjetur drejtuesit më të lartë rtë policisë duke konsumuar alkool, por që sipas tij organi I akuzës nuk ka bërë asnjë hetim.
Alibeaj tha se nuk prêt që drejtësia e kapur dhe policia e diktaturës mund të hetojnë këtë çështje dhe bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 2 Qershorit para kryeministrisë në orën 19:00.
“Përfaqësuesit e PD-së kanë të drejtën që edhe të mos vijnë mjafton të dërgojnë avokatin e tyre në Prokurori. Si respekt edhe ndaj qytetarëve në respekt gjithashtu të ligjit duhet të vijmë nëpër institucionet e shtetit. Edhe aktet të cilat kalojnë nga prokuroria duhet të vijnë tek ne përpara se të kalojnë nëpër duart e mediave. Aktet e thirrjes janë të pavlevfshëm, dhe jemi të motivuar për të dalë të vërtetat.
Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund ti kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (tregon fotografinë ku drejtuesit e policisë kapen duke konsumuar alkool). Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës.
Është detyra jonë të kontribojmë më fakte dhe me prova në shërbim të të vërtetës. Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, dy duart për një kokë janë përpara kryeministrisë për të nxjerr nga zyra atë që e ka dërguar vendin në këtë gjendje”, tha Alibeaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)