Ditën e sotme janë mbledhur qytetarët para kryesisë së Kuvendit duke protestuar kundër projekt-ligjit mbi ndërtimin në zonat e mbrojtura.
Ata i janë kthyer keq deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Teksa vazhdimisht i drejtoheshin me fjalët “Turp!”, Braçe i ironizoi duke thënë “Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.”