Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri iu është përgjigjur amendamentit të deputeteve të PS-së dhe PD-së të depozituara në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat kërkuan që të garantohet se në listën fituese 1 në 3 të jetë kandidate grua.
Gjatë prezantimit të projekligjit në Kuvend, Gjiknuri u shpreh se 1 në çdo 3 emra fitues që dalin nga votimi preferencial do të jetë nga secila gjini.
“Projekti parashikon që 1 në çdo 3 emra në listën e fiksuar të kandidatëve do ti përkasë secilës gjini.
Por me ndërhyrjen e deputeteve në këtë sallë nga të dyja krahët e politikës do të përfshijmë amendamente që garanton se 1 në çdo 3 emra fitues që dalin nga votimi preferencial do të jetë nga secila gjini.
Nëse në Qarkun e Tiranës një parti fiton 13 mandate më shumë se lista e fiksuar, do të thotë që baza e renditjes ka fitues vetëm nga e njëjta gjini, mandate i tretë do ti jepet gjinisë më pak të përfaqësuar me kandidaten/in që ka marrë më shumë vota.
Kjo formulë megjithëse është një diskriminim pozitiv, do të konsolidojë më shumë arritjet e Shqipërisë në përfaqësimin e kuotave gjinore”, tha Gjiknuri.