Partia Demokratike deklaroi sot se pas amnisitisë të bërë nga qeveria më rastin e fundit të vitit fshihet qëllimi për të falur Armando Prengën si edhe kultivuesit e drogës. Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm e dënon këtë amnisiti duke ju bërë thirrje qytetarëve të mos e votojnë këtë qeveri. Sipas tij kjo amnisiti i shërben krimineleve.
“Edi Rama ka përgatitur një amnisiti e cila do t’ju japë lirinë dhe do të fal kultivuesut e drogës, kriminelët që kanë tentuat të vrasin, kriminelët që kanë kanë dhunuar zgjedhjet, kur vendi ka nevojë të luftojë krimin që po shtie në dorë politikën, ekonominë dhe të gjithë shoqërinë, Edi Rama ka përgjedhur të fal kriminelët. Amnistia do të fal Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjetër si ai, por nuk do të fal qytetarët që protestuan kundër ndërtimeve të paligjshëm të parkut të liqenit”, u shpreh Ristani.
Sipas tij amnistia është bërë me qëllimin për të dhënë mesazhin se amnistia nuk përfshin qytetarët aktivë, me qëllim për t’u dhënë mesazhin e qartë të gjithë popullit: Ata që do të guxojnë të protestojnë dhe të ngrenë zërin mbi qeverinë do t’i presë burgu edhe gjoba.
Ristani theksoi më tej se amnsitia do t’i fal kriminelët me pushtet për t’i qetësuar të gjithë kriminetët e tjerë në politikë se sa të jetë Edi Rama në pushtet nuk do të ketë dekriminalizim të politikës.
”Amnistia që po bën Edi Rama është goditje për qytetarët e ndershëm, është goditje për dekriminalizimin, është goditje për luftën kundër drogës, është goditje për zgjedhjet e lira”, tha ai.