Fitim Zekthi, ish-kandidatë për deputetë i PD-së në Qarkun e Elbasanit ka reaguar në lidhje me analizën e humbjes që kërkohet të bëhet në PD. Ai thotë se ky term është një budallallëk që nuk i shkon PD-së ta bëjë.
Kjo sipas Zekthit është një sëmundje e trashëguar nga sistemi komunist dhe se analiza e humbjes apo fitores mund të bëhet vetëm nga politologë.
“Përpos shumë sëmundjeve të komunizmit që nuk shqiten në vendin tonë, sa herë ka zgjedhje shfaqet edhe kjo sëmundja e analizës së humbjes që duhet të bëjë partia. Kjo është një cmenduri dhe absurditet pa kuptim. C’do të thote të “bëjme analizen e humbjes (apo edhe fitores kur vjen)”, shkruan ndër të tjera Zekthi.
STATUSI I ZEKTHIT:
Përpos shumë sëmundjeve te komunizmit që nuk shqiten ne vendin tone, sa here ka zgjedhje shfaqet edhe kjo semundja e analizes se humbjes qe duhet te beje partia. Kjo eshte nej cmenduri dhe absurditet pa kuptim. C’do të thote të “bejme analizen e humbjes (apo edhe fitores kur vjen)”.
Si behet nje analize e nje rezultati zgjedhor, si e ben partia nje analize te tille? Ne kohen e komunizmit partia ne kongrese apo pleniume mbante nje raport mbi punen…. raport qe hartohej nga kryetari a sekretari i pare dhe ky raport miratohej nga te gjithe.
Ne ate raport ishte analiza e gjithe “punes apo arritjeve te partise” . Keto raporte vinin ne dukje “dobesite” dhe pergjegjesit, dhe justifikohej lufta brenda.Pas vitit 1991 thuajse te gjitha partite ne Shqiperi, ne menyre te pakuptimte kane “bere analiza” te rezultateve te zgjedhjeve.
Kryesisht keto analiza kane konsistuar ne mbledhje partie ne rrethe apo dege ku fajesohet kot me kot dhe kuturu (sipas dijes dhe interesit te anetareve, drejtuesve apo kryetareve te degeve) ky apo ai faktor, ky apo ai njeri per humbjen. Ne fund behej nje “analize” apo nje raport i madh ne kongres apo keshill kombetar. Analiza e rezultatit te zgjedhjeve, arsyet e humbjes apo fitores jane ceshtje shkence, jane ceshtje e politologjise dhe sociologjise politike.
Studiuesit i marrin nje per nje variablat dhe masin peshen e tyre nje per nje ne menyre qe te kuptojne se pse humbi apo fitoi partia duke i pare ato ne kontekst. Ata pikezojne sjelljen e votuesit, perkufizimin qe i ben nje parti vetes dhe kundershtarit, programin, besueshmerine, inteligjencen emocionale, ekipin etj etj. Edhe keto analiza te studiuesve jane ne shume raste te diskutueshme sepse dikush niset nga nje premise e ndryshme apo nga nje predispozite apo pikepamje e ndryshme nga ajo e tjetrit.
Ndersa sa i takon analizave te partise, dihet ajo nuk do te therrase nje ekip politologesh qe ti thone se zgjedhjet u humben per kete apo ate shkak pasi te kene bere nje studim te hollesishem. Cdokush ne parti do te beje nje analize te tijen krejtesisht subjektive dhe pa njohjen teorike per ta bere kete analize, cdokush do te beje nje analize i mbytur nga emocionet e tij dhe i drejtuar me se shumti nga interesat e veta, inatet e veta qe nuk jane ato te kersherise shkencore, pra nuk jane neutrale.
Per kete arsye partia demokrate ne SHBA nuk mbledh komitetin kombetar te analizoje humbjen e Klinton, per kete arsye May ne Britani nuk mbledh konventen kombetare per te bere analizen e rezultatit te para nje muaji, per kete arsye Bashkimi per Republiken ne France nuk mbledh forumet e medha per te bere analiza per humbjene Fillon. Per kete arsye partite ne Europe dhe Amerike te Veriut nuk bejne analiza sepse eshte qesharake qe partia te beje analiza. Ne nje parti njerezit, anetaret shprehin mendimin e tyre, bejne secili analizen e tyre degjojne mendimet e te tjereve dhe votojne per ta konfirmuar apo rrezuar liderin qe ka humbur zgjedhjet.
Duket idiotesi qe ne PD thone qe duhet kohe qe te bejme analizen e humbjes. Sot ne bote i vetmi vend demokratik ku partia ben analize eshte India, ku partia Aam Admi beri analize per rezultatin ne Punjab. Vende te tjera mund te per mendim Korene apo Vietnamin. PD-se nuk i shkon ky badallalleku i “analizes” qe do beje partia. Nqs e kane Bashen, sic duket qe e kane, le ta thone qe analizen e duan ashtu sic i duhej dikur mbledhja e pleniumeve partise.
(E.K/SHUPLAKA)