00:43 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pronar sinergjik dhe liberal i mediave audiovizive”, Suela Musta shpreh ngushëllimet për humbjen e Kasem Hysenbelli: Shndërroi Fax News në një institucion të rëndësishëm

15:24 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zotohem që ëndrrën e tij do ta vazhdoj”, Nertila Spiri: Mu deshën orë të suportoja lajmin e trishtë

Anëtarja e AMA, Suela Musta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli, i cili po kurohej në Turqi për koronavirusin. Musta i shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa e kujton për pasionin që kishte për krijimin e Fax News dhe shndërrimin nga një investim privat në një institucion të rëndësishëm në shërbim të informimit publik.

“Me shume trishtim Covid po merr jetet e shqiptareve pozitive, nga te gjithe profesionet… Sot ikja  Kasem Hysanbelliut ishte dhimbje jo vetem per familjaret, miqte dhe televizionin  e tij.

Kasemi ishte nder pronaret me sinergjike dhe liberal te mediave audiovizive. Me  botkuptimin e tij, Kasemi e ktheu ekranin e Fax News, nje televizion realisht publik, ku pasqyroheshin pa censure, hallet, problemet dhe pikpamjet e shume  shqiptareve  pertej cdo bindjeje politike. Me pasionin dhe perkushtimin e tij ai e shnderroi Fax news nga  nje investim privat, ne  nje institucion te rendesishem , ne sherbim te informimit publik”, shprehet Musta.

President i Fax Media Grup ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19. Zoti Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të Shtune në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, Ai nuk mundi që të fitonte dot betejën me virusin, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Fax Media ka humbur arktitektin e tij i cili e themeloi nga e para në Tetor të vitit 2017, duke qenë drejtor dhe pronar i vetëm. Kontributi i zotit Hysenbelli në median shqiptare ka qenë i vyer, i veçantë, i shumanshëm dhe i gjatë.

Diplomuar për matematikë dhe në fushën e Jurisprudencës, ai tashmë mbetet një personalitet në median shqiptare me një angazhim 20-vjeçar, si drejtues i disa prej tyre. Ai fillimisht është angazhuar si drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Panorama. Nga 2001-2012 ka drejtuar këtë gazetë. Nga 2012 deri 2016 Drejtor i Përgjithshëm i News 24. Zoti Hysenbelli themeloi të parin TV të pavarur në vend Fax News, që me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, u shndërrua përtej çdo parashikimi në zërin e njerëzve të thjeshtë. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Për një periudhë tepër të shkurtër, zoti Hysenbelli në drejtimin e Fax News, shtroi rrugën e një modeli mediatik të përqafuar nga qytetari shqiptar, të tregojë pavarësinë e asnjanësinë e një media kur media në përgjithësi, ishte në rënie të lirë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve. Beteja e tij për tu futur dhe mbijetuar në tregun mediatik ka qenë në kushte aspak komode, jo të barabarta dhe jo pak herë edhe e shënjestruar, por aleanca e pakompromis me të vërtetën dhe qytetarin, e shndërroi në atë për të cilën ishte krijuar.

Zoti Hysenbelli ofroi një pasqyrë mediatike ku mjetet e kontakteve të saj nuk ishin të mbushura me shqetësimin e politikës dhe politikanëve mbi të vërtetat e hidhura ndonjëherë; të personazheve që shqetësohen për bëmat e tyre; të krimit që blinte informacionin; të biznesmenëve ndaj të cilëve punonjësit e tyre kishin ankesa. Dyert e Fax News zoti Hysenbelli i shndërroi në një organ të rëndësishëm ku drejtësia ballafaqohej me padrejtësinë duke mbajtur gjithnjë krahun e të vërtetës.

Mjetet e kontaktit të Fax Medias u hapën për qytetarët, pa dallime të çfarëdollojshme. Ekrani që krijoi zoti Hysenbelli përfaqëson denjësisht atë për të cilën u krijua, që sot ndiqet dhe përcillet në disa platforma në shumë shtete të botës përmes asaj televizive dhe online.

5 Dhjetori është një ditë e dhimbshme për familjen Hysenbelli, bashkëshorten e tij Enkelejda, djalit Kevinit dhe vajzës Donika si dhe familjarët, të afërmit e bashkëpunëtorët ndër vite.

Sot është një ditë e dhimbshme dhe humbje e pazëvendësueshme edhe për familjen e Fax Media Grup, për çdo punonjës të kësaj mediaje të cilëve Hysenbelli u dha ndër vite besnikëri, liri profesionale, nxitje për të gjetur dhe transmetuar vetëm të vërtetën. I gjithë stafi i televizionit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelli për humbjen e madhe.

Etiketa: Kasem HysenbelliSUELA MUSTA
Pas

“Ishte një njeri i jashtëzakonshëm”, Rakipllari kujton marrëdhënien me Hysenbelliun: E pabesueshme që jemi sot këtu…

Para

“Model në fushën e medias”, guvernatori Sejko shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli: U prehsh në paqe miku im

Para
“Model në fushën e medias”, guvernatori Sejko shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli: U prehsh në paqe miku im

"Model në fushën e medias", guvernatori Sejko shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli: U prehsh në paqe miku im

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.